Vdes një person në Dragash i konfirmuar pozitiv me COVID-19 NULL NULL 25.07.2020 13:53 25.07.2020 13:53 Lajmi i fundit Drejtoria e Arsimit në Komunën e Dragashit ka njoftuar sot e ka vdekur Bislim Kuteli, punëtor i arsimit në Shkollën Fillore “Ulina” në fshatin Kosavë. Kuteli vetëm dy ditë më herët ishte konfirmuar si i infektuar me virusin COVID-19, njofton Klan Kosova Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar kryetari i Dragashit, Shaban Shabani. “Është e vërtetë që para dy dite është testuar nga IKSHPK dhe ka rezultuar pozitiv me koronavirus”. “Ky është rasti i katërt i vdekje që nga fillimi i pandemisë teksa momentalisht kemi katër raste aktive, 28 që nga fillimi i pandemisë si dhe janë shëruara 20 persona”. Shabani mes tjerash bëri thirrje që qytetarët të respektojn masat e rekomanduara nga MSh dhe IKSHPK. “Numri i vdekjeve është shqetësues për ne dhe apeloj tek qytetarët që të respektojnë të gjitha rekomandimet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike”.