Vdes një person në aksident NULL NULL 11.05.2015 12:49 11.05.2015 12:49 Një persona e ka humbur jetën gjatë një akisdenti trafiku që ka ndodhur të dielën në rrugën Gjilan- Ferizaj. Policia njofton se aksidenti ka ndodhur gjersa ngasësi i mjetit derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij dhe nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë ka humbur kontrollin dhe ka dalur jashtë rrugës. “Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar ngasësi i veturës, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar katër pasagjer meshkuj K/Shqiptar të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit.” bën të ditur policia. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025