Vdes një grua në vendin e punës në Tiranë, arrestohet një person NULL NULL 14.04.2024 10:30 14.04.2024 10:30 Foto ilustruese: Policia e Shqipërisë Një 54-vjeçare ka humbur jetën gjatë një aksidenti në ambientet e punës në Tiranë, në një kompani alkoolike. Për këtë rast është arrestuar punonjësi 56-vjeçar nga Tirana, i cili duke sistemuar disa palete me një mjet pune pirun, janë rrëzuar dy palete të cilat kanë zënë poshtë 54-vjeçaren K.B., raporton TopChannel, transmeton Klankosova.tv. Punonjësja është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka arritur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.