Vdes një grua në aksidentin mes tri veturave në Bresalc të Gjilanit NULL NULL 31.10.2024 18:20 31.10.2024 18:20 Fotografi ilustruese, e përpunuar nga Klankosova.tv. Në aksident trafiku mes tri automjeteve në Bresalc të Gjilanit la të vdekur një person. Rastin për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Si pasojë e aksidentit u lënduan tre persona, por një grua rreth 46-vjeçare nuk mundi të iu bëjë ballë plagëve të marra. “Pasagjerja shtetase e Kosovës (1978), si pasojë e lëndimeve të marra në aksident ka ndërruar jetë ku vdekjen e saj e kanë konstatuar mjekët në QE-Gjilan. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në obduksion”, tha Hashani për Klankosova.tv. Hetues policor të aksidenteve nga njësiti i trafikut rajonal janë duke hetuar rrethanat e këtij aksidenti të rëndë.