Vdes një foshnje katërmuajshe në Strugë NULL NULL 08.08.2024 09:24 08.08.2024 09:24 Një foshnje katërmuajshe nga Struga është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës, ka njoftuar sektori për Punë të Brendshme në Ohër. Zëdhënësi Stefan Dimoski informoi se në DPB-Strugë është raportuar se fëmija është dërguar pa shenja jete në Repartin e Fëmijëve, transmeton klankosova.tv. ”Një djalë katër muajsh nga një fshat i Strugës është sjellë nga prindërit në Repartin e Fëmijëve në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë pa shenja jete. Sipas njoftimit, paraprakisht kanë thirrur ekipin e Emergjencës Mjekësore – Strugë, i cili ka bërë reanimacion në shtëpinë e familjes, pas së cilës foshnja është dërguar në spital, ku është konstatuar se ka vdekur”, tha Dimoski. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i foshnjës do të dorëzohet për autopsi, shkruan Alsat.