Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes një e prekur me Covid-19 nga Drenasi

NULL NULL
17.07.2020 12:44

Sot ka ndërruar jetë një grua e prekur me Covid-19 në Komunën e Drenasit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, përmes një shkrimi në Facebook, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se ky është rasti i dytë i vdekjeve me këtë virus në Drenas.

“Sot, me dhimbje pranuam njoftimin nga SHSKUK, se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me COVID-19. Familjes dhe miqve të saj i shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Ky është rasti i dytë i vdekjes së të infektuarve në komunën tonë dhe shpresojmë që të jenë të fundit në këtë betejë me virusin. Ju lutëm të respektoni masat e nivelit qendror dhe rekomandimet e IKSHP-së. Mbroni shëndetin tuaj, të familjes dhe shëndetin publik”.

klankosova.tv

lajme të ngjashme