Vdes një e mitur në një aksident në Drenas, lëndohen katër të tjerë NULL NULL 31.08.2025 18:44 31.08.2025 18:44 Një e mitur ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident ka qenë i përfshirë një automjet. “Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur dhe janë lënduar katër të tjerë”. “Vdekja e viktimës (e mitur) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti për Klankosova.tv. Tutje, ajo u shpreh se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.