Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes një burrë në Klinë, u gjend me plagë nga arma e gjuetisë

NULL NULL
17.08.2024 09:35
Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një burrë është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në Klinë.

Sipas policisë, dyshohet se vdekja erdhi si pasojë e plagëve të marra nga armë e gjuetisë, përcjell Klankosova.tv.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe dyshohet se vdekja ka ardh nga plaga e marrë nga arma e gjuetisë. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendngjarje”, thuhet në raportin 24 orësh.

Në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

lajme të ngjashme