Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes një 65-vjeçar në vendin e punës në Tiranë

NULL NULL
02.05.2024 16:28
Foto ilustruese e një ndihme të shpejtë

Ka vdekur në vendin e punës një punonjësi i një lavanderie në Tiranë, pasditen e kësaj të enjteje. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 65-vjeçari ka ndërruar jetë papritur për shkaqe natyrale.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes të 65-vjeçarit, raporton abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.

“Më datë 02.05.2024, rreth orës 14:45, në një lavanderi në rrugën “Todi Shkurti”, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi Gj. P., 65 vjeç (punonjës i lavanderisë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 

lajme të ngjashme