Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes një 50-vjeçar në Berat, ra nga çatia e një shtëpie ku po punonte

NULL NULL
12.02.2026 14:25

Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga lartësia duke punuar për ndërtimin e çatisë së një shtëpie në lagjen “Uznovë” të Beratit.

Mësohet se Pëllumb Mollaj ka qenë duke punuar në çatinë e një shtëpie në këtë lagje dhe aksidentalisht ka rënë nga çatia. Ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas rënies, si pasojë e dëmtimeve të marra, shkruan A2.

Trupi i tij i pajetë është transportuar drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor që po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, raporton A2, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme