Me mijëra vota për gratë: Kush i kryeson listat e partive? NULL NULL 18.06.2026 15:20 18.06.2026 15:20 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Sipas tyre, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) del e para me 47.13% të votave, e ndjekur nga PDK me 19.44%, LDK me 16.69% dhe AAK me 6.74%. Në bazë të rezultateve të publikuara, gratë më të votuara në secilën nga partitë kryesore janë si më poshtë: Te LVV dominojnë me vota Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla. Top 5 gratë më të votuara nga LVV: Albulena Haxhiu – 113,998 vota Donika Gërvalla-Schwarz – 92,690 vota Mimoza Kusari-Lila – 61,638 vota Shqipe Mehmeti Selimi – 45,073 vota Saranda Bogujevci – 28,608 vota Te PDK me vota stabile prijnë Vlora Çitaku dhe Sala Jashari. Top 5 gratë nga PDK: Vlora Çitaku – 40,078 vota Sala Jashari – 37,798 vota Ganimete Musliu – 29,627 vota Besa Kabashi Ramaj – 21,923 vota Blerta Deliu-Kodra – 18,528 vota Te LDK, bie në sy fuqishëm Vjosa Osmani me diferencë të madhe ndaj deputeteve të tjera. Top 5 gratë nga LDK: Vjosa Osmani Sadriu – 83,014 vota Doarsa Kica-Xhelili – 60,156 vota Hykmete Bajrami – 47,701 vota Jehona Lushaku Sadriu – 23,080 vota Albena Reshitaj – 17,639 vota Te Aleanca, votat janë më të shpërndara dhe më të ulëta në përgjithësi. Time Kadrijaj del dukshëm e para me 16 mijë e 785 vota. Top 5 gratë nga Aleanca: Time Kadrijaj – 16,785 vota Albana Bytyqi – 9,677 vota Teuta Haxhiu – 8,712 vota Diellza Kukaj – 6,482 vota Fitore Hulaj – 3,052 vota Këto rezultate tregojnë renditjen e grave më të votuara brenda partive kryesore në Kosovë, sipas të dhënave të publikuara nga KQZ. /Klankosova.tv