Vdes një 35-vjeçar në Durrës, teksa punonte ra në kontakt me energjinë elektrike NULL NULL 15.06.2024 07:57 15.06.2024 07:57 Foto: Arkiv Një 35-vjeçar ka humbur jetën në Durrës, pasi dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike. I ndjeri, në momentin që ra në kontakt me rrymën, ishte duke punuar në Porto Romanos, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv. Ndërkaq Policia e Shtetit ka arrestuar personat përgjegjës, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë rrethanave të ngjarjes. Po ashtu dyshohet për shkelje të rregullave të sigurisë teknike në punë.