Vdes në QKUK 18-vjeçari që u rrah para gjashtë ditëve në Podujevë NULL NULL 20.01.2024 20:39 20.01.2024 20:39 Foto e përpunuar nga Klankosova.tv. Ka vdekur një 18-vjeçar që ishte rrahur para gjashtë ditëve në Podujevë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar doktoresha Argeta Gashi, e cila tha se viktima nuk ka arritur t’i bëjë ballë lëndimeve në tru. “18-vjeçari është pranuar para gjashtë ditësh dhe si pasojë që s’ka mundur t’i përballojë lëndimet e marra në tru i njëjti sot ka vdekur. Lëndimet i ka pasur si pasojë e rrahjes”, tha Gashi, njofton Klankosova.tv. Në lidhje me vdekjen e të riut ka reaguar edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili tha lajmi dhe rrethanat e vdekjes i kanë të gjithë.