Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes në moshën 56-vjeçare ylli i Call Of Duty

NULL NULL
26.12.2023 21:22
kamar de los reyes

Kamar de los Reyes, aktor televiziv, filmash dhe zëri më i njohur për rolin e një zuzari në videolojën Call of Duty: Black Ops II, ka vdekur në Los Angeles në moshën 56-vjeçare, ka thënë familja e tij.

De los Reyes vdiq në prag të Krishtlindjes pas një beteje të shkurtër me kancerin, tha në një deklaratë Lisa Goldberg, publiciste e gruas së tij, Sherri Saum, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

Përveç punës së tij në lojën e njohur gjerësisht si “COD”, ai gjithashtu u shfaq në një telenovelë novator dhe në filma së bashku me Angelina Jolie dhe Jennifer Lopez.

Deklarata thoshte se ai “jetoi në Los Anxhelos, megjithatë, zemra e tij nuk u largua kurrë nga Puerto Riko” dhe se ai kishte qenë aktiv në përpjekjet e rimëkëmbjes pas uraganit Maria që goditi ishullin më 2017.

De los Reyes lindi në San Juan, kryeqyteti i ishullit të Karaibeve në vitin 1967 dhe u rrit në Las Vegas, sipas një biografie të siguruar nga familja e tij, e cila thoshte se ai e kapi hapin e aktrimit kur mbërriti në Los Anxhelos në fund të viteve 1980.

lajme të ngjashme