Vdes në moshën 55 vjeçare dizenjatorja Kate Spade NULL NULL 05.06.2018 19:20 05.06.2018 19:20 Ka ndërruar jetë në moshën 55 vjeçare dizajnuesja e modës Kate Spade. Spade u gjet pa shenja jete në apartamentin e saj në New York, njofton Klan Kosova. Policia po heton vdekjen e saj si një vetëvrasje e dukshme. Kate Spade ishte e njohur si dizajnuese e rrobave, këpucëve dhe stolive, por ishte më e njohur për linjën e saj të aksesorëve. Ajo themeloi kompaninë e çantave, Kate Spade Handbags në vitin 1993 në bashkëpunim me burrin e saj Andy Spade, njofton Klan Kosova.