Vdes në moshën 53-vjeçare aktori, Eric Dane NULL NULL 20.02.2026 08:11 20.02.2026 08:11 Aktori Eric Dane ka vdekur në moshën 53 vjeçare. Dane u bë yll me rolin e tij si Dr. Mark Sloan i njohur edhe si McSteamy në “Grey’s Anatomy”. Vdekja e Dane vjen 10 muaj pasi ai bëri publike diagnozën e tij të sklerozës laterale amiotrofike (ALS), e njohur edhe si sëmundja e Lou Gehrig, raporton People, transmeton Klankosova.tv. Dane vdiq të enjten, më 19 shkurt, konfirmon familja e aktorit. “Me zemër të thyer, ju ndajmë lajmin se Eric Dane ndërroi jetë të enjten pasdite pas një beteje të guximshme me ALS-në”, thuhet në një deklaratë nga familja e Dane. “Ai i kaloi ditët e tij të fundit i rrethuar nga miq të dashur, gruaja e tij e përkushtuar dhe dy vajzat e tij të bukura, Billie dhe Georgia, të cilat ishin qendra e botës së tij”.