Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes në moshën 34-vjeçare basisti i bendit Dance Gavin Dance, Tim Feerick

NULL NULL
15.04.2022 11:35

Basisti i bendit Dance Gavin Dance, Tim Feerick, është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka konfirmuar vetë bendi përmes një komunikate që e lëshuan në mbrëmjen e të enjtes.

“Ndihemi absolutisht të dërrmuar që ta ndajmë lajmin që miku ynë dhe basisti ynë, Tim Feerick, ka vdekur natën e kaluar”, thuhet në njoftim.

“Kërkojmë që ta respektoni privatësinë tonë, dhe të familjes së Timit teksa po ballafaqohemi me këtë humbje zemërthyese dhe të pakohë.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, ndërkaq në obituarin e tij në gazetën lokale, The Sacramento Bee, ai thuhet të ketë qenë 34-vjeçar.

lajme të ngjashme