Vdes ndihmës trajneri i Golden State Warriors NULL NULL 18.01.2024 00:45 18.01.2024 00:45 Ndihmës trajneri i Golden State Warriors, Dejan Milojeviq, ka vdekur në moshën 46-vjeçare pas një sulmi kardiak. Lajmin e ka konfirmuar ekipi i NBA, ku u bë e ditur se ndihmës trajnerit me prejardhje serbe, Milojeviq, iu keqësuar gjendja në një darkë bashkë me ekipin, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Në lidhje me lajmin për vdekjen e Milojeviqit ka reaguar edhe trajneri i Golden State, Steve Kerr, i cili tha se vdekja e ndihmësit të tij është një goditje tronditëse. Milojeviq u bë pjesë e Golden State në vitin 2021 dhe ishte pjesë e stafit stërvitor që udhëhoqi Warriors drejt titullit kampion në NBA në vitin 2022.