Vdes muzikanti i xhazit, Bob Dorough (VIDEO) NULL NULL 24.04.2018 22:22 24.04.2018 22:22 Ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare, mjeshtri i muzikës xhaz, këngëtari dhe producenti i njohur Bob Dorough. Amerikani nisi karrierën e tij si një arranxher dhe këngëtar në skenën e muzikës së New York-ut në vitet ’50 dhe ’60 para se të bëhej gurthemel muzikor i Schoolhouse Rock, njofton Klan Kosova. Vdekjen e tij e bëri të ditur gruaja e tij Sally Shanley Dorough. Ai lëshoi albumin e tij debutues, Devil May Care, në vitin 1956.