Vdes modelja e aferës Profumo, Christine Keeler (VIDEO) NULL NULL 05.12.2017 22:17 05.12.2017 22:17 Ka ndërruar jetë në moshën 75 vjeçare, modelja Christine Keeler. Njoftimin e vdekjes së saj e bëri djali i saj përmes llogarisë së Facebook, ndërsa shtoi se nëna e tij, humbi betejën disa muajshe nga sëmundja pulmonare obstuktive kronike, njofton Klan Kosova. Christine Keeler, ishte modele e njohur për përfshirjen e saj në aferën Profumo të viteve 1960. Keeler u bë e famshme për pjesën e saj në skandalin e vitit 1963, e cila tronditi qeverinë e Harold Macmillan. Në kulmin e Luftës së Ftohtë, adoleshentja e atëhershme deklaroi se kishte një lidhje me Ministrin Konservator të Kabinetit John Profumo dhe një diplomat rus në të njëjtën kohë, njofton Klan Kosova.