Vdes mjekja e Qendrës Kryesore të Mjeksësisë Familjare në Prishtinë NULL NULL 12.07.2022 13:05 12.07.2022 13:05 Ka vdekur mjekja Azijada Jamini. Jamini ishte e specializuar në fushën e mjekësisë së përgjithshme. Ajo ka punuar në Qendrën Kryesore të mjekësisë familjare në Prishtinë, si mjeke e përgjithshme. Doktoresha Azijada Jamini, studimet për mjekësi të përgjithshme i ka mbaruar në Fakultetin e Mjekësisë në Tuzla të Bosnjë dhe Hercegovinës. Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj.