Vdes kitaristi i Steely Dan (VIDEO) NULL NULL 03.09.2017 18:15 03.09.2017 18:15 Kitaristi i njohur Walter Becker, bashkëthemelues i rok grupit të njohur Steely Dan, ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Becker, duke mos dhënë detaje apo shkaqe të vdekjes së tij, transmeton Klan Kosova. Walter Becker mungoi në disa nga koncertet e tourit të grupit Steely Dan në korrik të këtij viti, pasi ishte duke u trajtuar për një sëmundje të cilën nuk e kishin specifikuar. Mjeku i tij e kishte këshilluar atë kohë që kitaristi i Steely Dan, të mos largohej nga shtëpia e tij për shfaqjet, transmeton Klan Kosova. Becker raportohet se vdiq në mesditën e së dielës. ”Can’t buy a thrill” është albumi i tyre me të cilin debutuan në muzikë në vitin 1972, pjesë e grupit ku ishte dhe Walter Becker.