Vdes kitaristi i 3 Doors Down NULL NULL 23.08.2016 18:40 23.08.2016 18:40 Matt Roberts, ish kitaristi i bendit “3 Doors Down”, ka vdekur në moshën 38 vjeçare. Përderisa shkaku i vdekjes se tij mbetet të konfirmohet , sipas disa raportimeve thuhet që Roberts ka vdekur në orët e hershme të mëngjesit së të shtunës. Babi i Roberts, Darrell ka thënë që e ka parë të birin e tij pas provave që përfunduan në orën një pas mesnatës. Roberts pritej që të performonte në një ngjarje për bamirësi në Winsconsin. Kjo humbje ka qenë e tmerrshme për fansat dhe familjen e Robert, të cilët kanë shprehur mërzinë edhe përmes postimeve.