Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes këmbësori që u godit nga vetura dje në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë

NULL NULL
03.12.2023 08:43
QKUK

Ka vdekur këmbësori që është goditur nga një veturë dje në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin që i ka shkaktuar lëndime të rënda.

Viktima pasi ka arritur në QKUK, duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pa intervistimit është liruar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Klankosova.tv

lajme të ngjashme