Vdes Keith Emerson NULL NULL 12.03.2016 17:31 12.03.2016 17:31 Ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare Keith Emerson, instrumentisti i grupit rock progresiv, Emerson, Lake and Palmer. “Na vjen keq të tregojmë se Keith Emerson ka vdekur natën e kaluar në shtëpinë e tij në Santa Monica, Los Anxhelos”, shkruhet në llogarinë zyrtare në Facebook të ish grupit të tij. Sipas policisë së Santa Monica, ai u vetëvra duke e qëlluar veten në kokë me armë zjarri, transmeton Klan Kosova.