Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes Jules Bianchi (VIDEO)

NULL NULL
18.07.2015 11:03
Në njoftimin për vdekjen e tij, bërë nga familja e Jules, pilotit që pritej të ishte ndër më të mirët në të ardhmen e Formula 1, thuhej: “Jules luftoi shumë deri në fund, ashtu siç ai ka bërë gjithmonë, por sot beteja e tij përfundoi. Dhimbja që ndjejmë është e pafundme”.

Piloti i Formulës, francezi Jules Bianchi ka vdekur të shtunën herët në mëngjes.

Ai nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve të marra gjatë aksidentit që pësoi vitin e kaluar në shtegun e Japonisë.

25 vjeçari për nëntë muaj qëndroi në gjendje kome në një spital në Nice të Francës, transmeton Klan Kosova.

Pas ish-pilotit brazilian Ayrton Senna, Bianchi është vozitësi i parë pas 21 vjetësh që gjen vdekjen në garat e Formulës 1.

fotobianchi

Ai kishte debutuar në vitin 2013 me ekipin Marussia ndërsa një vit më vonë iu bashkua skuadrës Manor.

Familja e francezit i ka falënderuar të gjithë vozitësit, ekipet e Formulës 1 dhe adhuruesit për përkrahjen që i kishin dhënë djalit të tyre deri në fund.
https://www.youtube.com/watch?v=LKASeLiFqIg

 

lajme të ngjashme