Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes Jimmy Buffett

NULL NULL
02.09.2023 15:23
Jimmy Buffet

Është ndarë nga jeta këngëtari  i njohur Jimmy Buffett. Ai vdiq në  moshën 76-vjeçare

Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga një postim në profilin e tij në Facebook.

“Jimmy ndërroi jetë i qetë natën e 1 shtatorit i rrethuar nga familja, miqtë, muzika dhe qentë e tij”, shkruan CCN, transmeton Klankosova.tv.

“Ai e jetoi jetën e tij si një këngë deri në frymën e fundit dhe do t’i mungojë shumë njerëzve”, vazhdoi deklarata.

Kantautori u shtrua në spital për pak kohë në maj pas një udhëtimi në Bahamas. “

Më duhej të ndaloja në Boston për një kontroll, por u ktheva në spital për të adresuar disa çështje që kërkonin vëmendje të menjëhershme”, u tha ai ndjekësve të tij në një postim në mediat sociale.

Përpara vdekjes së tij, Buffett po përgatitej të publikonte një album të ri, me këngë të shfaqura çdo javë në Radio Margaritaville.

lajme të ngjashme