Vdes Jerry West, “logoja” e NBA-së NULL NULL 12.06.2024 16:32 12.06.2024 16:32 Legjenda e basketbollit, Jerry West, ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Westi është ndër figurat më të shquara të basketbollit amerikan, duke fituar nëntë tituj kampioni të NBA-së, si lojtar, skaut, trajner, ekzekutiv dhe këshilltar. Ai konsiderohet si arkitekt i dhjetë titujve të Los Angeles Lakersave në vitet e 1980-ta dhe 2000-ta, si dhe ishte këshilltar në epokën e dinastisë së Golden State Warriors. Sidoqoftë, ai ka pasur një periudhë të gjatë të zemërthyerjeve si lojtar, duke i humbur tetë finale, prej tyre gjashtë prej Boston Celticsave, dhe duke e fituar vetëm një. Madje, ai mbetet si lojtari i vetëm që e ka fituar nderin MVP i Finaleve duke qenë pjesë e ekipit humbës. Për më tepër, silueta e logos së NBA-së është frymëzuar pikërisht nga një fotografi e tij.