Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Haradinaj ngushëllon familjen NULL NULL 14.04.2026 13:16 14.04.2026 13:16 Ka vdekur ish-ushtari i UÇK-së Avni Berisha. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj. “Do ta kujtojmë përjetë si njeri me vlerat më të larta njerëzore”, tha Haradinaj. Madje Haradinaj tha se Berishën e kishte edhe shok të shkollës. “Avni Berishën nga Pozhari i Deçanit e njoha në bankat e shkollës dhe rrugëtuam bashkë në të gjitha etapat”, theksoi ai. “Ngushëllime familjes, bashkëluftëtareve dhe miqve!”, thuhet në mesazhin e kreut të AAK-së transmeton Klankosova.tv.