Vdes ish-tastieristi i Uriah Heep, Ken Hensley NULL NULL 05.11.2020 13:16 05.11.2020 13:16 Ken Hensley, dikur tastierist i bendit Uriah Heep, ka vdekur në moshën 75 vjeç. Hensley kishte qenë pjesë e këtij bendi për një dekadë, më saktësisht nga viti 1970 deri më 1980. Lajmin e bëri të ditur vëllai i tij, Trevor, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook. “Po e shkruaj këtë me zemër të rënduar që t’ju njoftoj se vëllai im Ken Hensley vdiq paqësisht në mbrëmjen e të mërkurës”, shkruan Hensley. “Gruaja e tij e bukur, Monika, ishte pranë tij dhe e ngushëlloi Kenin në ato pak minutat e tij të fundit me ne”, ka vijuar ai. https://www.facebook.com/trevor.hensley.779/posts/10158597171891011