Vdes i dyshuari për plagosjen e dy grave në Fushë-Kosovë NULL NULL nga Arbreshë Uka 28.01.2023 18:47 nga Arbreshë Uka 28.01.2023 18:47 I dyshuari për plagosjen e dy grave, nënë e bijë në Fushë-Kosovë, ka vdekur në QKUK. Lajmi është konfirmuar për Klan Kosova nga Ejup Govori, mjeku kujdestar në Emergjencë. Pak më parë, Klan Kosova raportoi se i dyshuari është gjetur i plagosur në një arë të një fshati të Fushë-Kosovës me dy plagë nga arma e zjarrit nën brinjë. I njëjti është transportuar me shenja jete në Emergjencën e SHSKUK-së nga stafi i emergjencës së Fushë-Kosovës. Klan Kosova ka provuar të marrë konfirmimin edhe nga Policia e Kosovës, por të njëjtit deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje. Siç ka raportuar Klankosova.tv edhe më parë, incidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje pronësore. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë