Vdes Gunnar Hansen, vrasësi më famëkeq në “The Texas Chainsaw Massacre” NULL NULL 08.11.2015 21:04 08.11.2015 21:04 Lajm i trishtuar – Gunnar Hansen vdiq të shtunën në shtëpinë e tij në Maine. Sipas BBC, aktori ishte 68 vjeç dhe vuante nga kanceri pankreasit. Gunnar është ndoshta më i njohur për rolin e tij për vrasësin më famëkeq në filmin e njohur horror “The Texas Chainsaw Massacre”, transmeton Klan Kosova. Hansen ka lindur në Reykjavik, Island, por ishte transferuar në Amerikë bashkë me familjen e tij në moshën 5 vjeçare. Ishte miku i tij Mike Eisenstatd, i cili ka konfirmuar vdekjen e tij.