Vdes Geoff Wonfor, regjisori i Antologjisë së The Beatles NULL NULL 25.11.2022 14:27 25.11.2022 14:27 Filmbërësi britanik, Geoff Wonfor, ka vdekur në moshën 73-vjeçare, dhe vdekjen e tij e ka konfirmuar e bija, Sam. “Jemi të dërrmuar me humbjen e babait dhe gjyshit tonë, dhe e kemi të pamundur që ta imagjinojmë një botë pa të,” ka thënë Sam në një njoftim për BBC-në. “Ai ishte një prani e madhe dhe me një zemër të tillë”. Wonfori, fitues i çmimit Grammy, e kishte bërë regjinë e dokumentarit serik, Antologjia e The Beatles, për njërin prej akteve më të mëdha në historinë e muzikës. Wonfor kishte punuar për pesë vjet në Antologjinë e The Beatles, që përmbante tetë pjesë, tri albume të dyfishta dhe një libër.