Vdes gardiani i burgut, dyshohet se ra nga qershia NULL NULL 29.05.2024 10:01 29.05.2024 10:01 Burgu i Dubravës, fotoilustrim Ka vdekur një gardian i Burgut të Dubravës. Klankosova.tv mëson se Hasib Cakoviq, vdiq pasi aksidentalisht ra nga qershia. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Veriq të Istogut, para tri dite. Shërbimi Korrektues i Kosovës iu ka shprehur ngushëllime familjarëve. “Me pikëllim të thellë marrëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, e bashkëpunëtorit tonë, Hasib Cakoviç. Cakoviç ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në Shërbimin Korrektues të Kosovës, duke kontribuar me pasion dhe përkushtim. Humbja e tij është një humbje e madhe për të gjithë ne”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.