Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes foshnja në krahët e prindërve , pas moskujdesit të mamisë

NULL NULL
23.08.2015 18:30

Ne një spital është duke u hetuar për vdekjen e një foshnje të porsalindur, pasi prindërit e tij të shqetësuar thonë se kanë pritur më shumë se dy orë për një mami për të arritur në shtëpinë e tyre kur ai ishte i sëmurë.

Colby Risso është lindur nga një nënë 16 vjeçare, Caitlin Walsh, dy javë më parë, pas një ndërlikimi që kishte.

Menjëherë pas lindjes Zonja Walsh dhe partneri i saj Jack Risso, 19vjeçar, vërehet anën e majtë të fytyrës së djali i tyre kishte një problem, transmeton Klan Kosova.

Përkundër kësaj, ata u dërguan në shtëpi nga spitali në orën 11.30 të ditës.

Ata pretendojnë se u është thënë nga mamitë e spitalit që Colby do të kontrollohet, por asgjë më shumë nuk u vendos për këtë problem duke supozuar se gjithçka ishte në rregull.

Kur ai ishte katër ditësh, një mami vizitoi shtëpinë e familjes dhe tha se Colby kishte  shëndet të mirë.

Por një ditë më vonë ai u zgjua nga gjumi duke filluar të mos e përmbajë qumështin.

Zonja Walsh ishte në panik, dhe kishte lajmëruar përsëri mamin që kishte vizituar foshnjen më parë, e cila premtoi se do të jetë aty brenda dy orëvë, por ajo kurrë nuk erdhi më.

Pas një orë, Colby nuk lëzivi më.

Atij i është ndalur frymëmarrja.

Çifti kishte lajmëruar 999 dhe një ambulancë që arriti në 11 minuta, për të dërguar foshnjen përsëri në spitalin Milton Keynes, Buckinghamshire..

Mjekët kishin arritur të rikthehnin foshnjen përsëri, por truri i tij ishte dëmtuar rëndë për shkak të mungesës së okisgjenit.

Përkundër përpjekjeve nga ana e mjekëve, foshnja i vdiq në krahë babait.

2B84AC9900000578-0-image-a-82_1440083609061

lajme të ngjashme