Vdes Eric Carmen, frontmeni i “Raspberries” NULL NULL 12.03.2024 08:40 12.03.2024 08:40 Eric Carmen Ka vdekur këngëtari dhe muzikanti, Eric Carmen. Artisti i cili ishte frontmeni i “Raspberries”, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare, transmeton Klankosova.tv. Lajmin e ka konfirmuar gruaja e Eric, Amy, përmes një deklarate të postuar në faqen zyrtare të këngëtarit. “Me trishtim të jashtëzakonshëm ndajmë lajmin rrëqethës për ndarjen nga jeta të Eric Carmen. Ericu ynë i ëmbël, i dashur dhe i talentuar ndërroi jetë në gjumë, gjatë fundjavës. I solli gëzim të madh të dijë se për dekada, muzika e tij preku kaq shumë dhe do të jetë trashëgimia e tij e qëndrueshme. Ju lutemi respektoni privatësinë e familjes ndërsa vajtojmë humbjen tonë të madhe”, tha Amy në deklaratë.