Vdes Ed King, kitaristi i Lynyrd Skynyrd NULL NULL 23.08.2018 19:17 23.08.2018 19:17 Kitaristi i bendit Lynyrd Skynyrd, Ed King, ka vdekur në moshën 68 vjeçare. Ai mësohet të ketë dhënë frymën e fundit në shtëpinë e tij në Nashville të Tennessee-së. “Me pikëllim të madh ju njoftojmë për vdekjen e Ed King i cili u nda nga jeta në Nashville të Tennessee-së më 22 gusht, 2018”, thuhet në njoftimin e publikuar në llogarinë e tij në Facebook. “I falënderojmë fansat dhe miqtë e tij të shumtë për dashurinë dhe përkrahjen ndaj Edit në jetën dhe karrierën e tij”. King ishte pjese e rëndësishme e grupit që e popullarizoi nën-zhanrin e Rokut Jugor, dhe është bashkë-autor i një prej hiteve të tyre kryesore, Sweet Home Alabama, transmeton Klan Kosova. Ai iu ishte bashkuar atyre më 1972 duke i krijuar tri albume me ta, por ishte larguar tre vjet më vonë.