Vdes dramaturgu amerikan Albee NULL NULL 17.09.2016 11:58 17.09.2016 11:58 Dramaturgu amerikan, Edward Albee, autor i “Who’s Afraid of Virginia Woolf?”, ka vdekur në moshën 88 vjeçare, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Asistentja e Albee ka deklaruar që ai ka vdekur në shtëpinë e tij në Long Island në afërsi të New York, ndërsa shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura. Albee, fitues i trefishtë i çmimit Pulitzer, është cilësuar si dramaturgu më i mirë në Amerikë. Çmimet Pulitzer Albee i fitoi me “A Delicate Balance”, “Seascape” dhe “Three Tall Women”. Punimet e tij eksploronin anën e errët të martesës, religjionit, rritjes së fëmijëve dhe jetës amerikane.