Vdes doajeni i basketbollit, Agim Dushi NULL NULL 06.06.2022 22:37 06.06.2022 22:37 Është ndarë nga jeta ish-basketbollisti dhe ish-gjyqtari i basketbollit të Kosovës, Agim Dushi. “Komuniteti i basketbollit e pranoi sot me dhimbje të thellë ikjen në amshim të doajenit të basketbollit Agim Dushi”, thuhet në komunikatën e FBK-së. “Axha Agim ishte basketbollist i KB Elektrokosova në vitet e 70’ta, më pas gjyqtar shumëvjeçar në liga të ndryshme jugosllave. Konsiderohet, pas Mithat Belegut, si gjyqtari më i mirë që e ka pas Kosova në shekullin e kaluar. Në vitin 1980 e fiton thirrjen e gjyqtarit federativ në Jugosllavi dhe për gati një dekadë ka mbi 30 ndeshje në Ligën e Parë Federative, ndër më të fortat në Evropë, në atë kohë. Në total ka qenë gjyqtar në rreth 150 ndeshje të rangjeve federative në Jugosllavi, meshkuj e femra”. FBK-ja e përfundoi komunikatën duke thënë që Dushi do të kujtohet si njëri prej kontribuuesve më të mëdhenj të basketbollit kosovar. “Pas luftës ka pasur biznes të suksesshëm dhe për vite me radhë ka qenë mbështetës teknik ose financiar i KB Prishtinës, Superligës së Kosovës dhe Shoqatës së Gjyqtarëve të FBK-së”. “Agim Dushi do të kujtohet si një nga kontribuuesit më të mëdhenj për pavarësimin dhe promovimin e basketbollit kosovar”.