Vdes Bruno Ganz, aktori i jashtëzakonshëm i kinematografisë europiane NULL NULL 16.02.2019 21:56 16.02.2019 21:56 Aktori zviceran Bruno Ganz, i cili luajti Adolf Hitlerin, në “Downfall”, ka vdekur në moshën 77-vjeçare, transmeton Klan Kosova. Një agjenci gjermane e lajmeve njoftoi se aktori vdiq të shtunën në Cyrih. Ganz, një figurë e shquar në botën e teatrit në gjuhën gjermane, u zhvendos në filma në vitet 1970, duke u shfaqur në “Nosferatu” të Werner Herzog dhe “The American Friend” të Wenders. Në një nga paraqitjet e tij më të fundit, ai luajti si Sigmund Freund në “The Tabaconisti”, lëshuar vitin e kaluar. Kryebashkiaku i Berlinit Michael Mueller tha se Ganz ishte “një nga të mëdhenjtë” e ekranit dhe skenës. Ai tha se “vdekja e Bruno Ganz është një humbje e madhe për botën e teatrit dhe të filmit gjermanfolës”. https://m.youtube.com/watch?v=oKK2VcbDd48