Vdes boksieri turk në moshën 29-vjeçare NULL NULL 30.12.2023 11:25 30.12.2023 11:25 Boksieri turk në kategorinë super të mesme, Cem Kilic ka vdekur në moshën 29-vjeçare. Kilic, i cili kishte lindur në Gjermani përpara se të zhvendosej në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës si adoleshent për të çuar përpara karrierën e tij, kishte luftuar me varësinë nga substancat dhe problemet e shëndetit mendor në vitet e fundit. Sipas Boxing Scene, një mbidozë ishte shkaku i vdekjes, ndërsa u konfirmua nga presidenti i Federatës Turke të Boksit, Eyup Gozgec. Kilic, i cili ishte llogaritur si ndër boksierët më premtues, kishte fituar 17 nga 18 ndeshjet në boksin profesionist. Ai luftoi 18 herë si profesionist pasi bëri debutimin e tij në 2014 dhe humbi vetëm një herë nga Steven Nelson i Amerikës. Bokseri turk kishte luftuar së fundmi në gusht të vitit 2022, me një vendim unanim të gjyqtarëve kundër Marco Delgados. /Klankosova.tv.