Vdes biçiklisti që u godit nga vetura në Vushtrri NULL NULL 30.07.2025 09:55 30.07.2025 09:55 Ka vdekur biçiklisti i cili është goditur nga vetura më 12 korrik në rrugën “Faruk Beqiri” në Vushtrri. Policia bën të ditur se viktima i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë dje pasdite. “Me datë 29.07.2025 viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK si pasojë e aksidentit në trafik ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin trupi i pa jetë u lirohet familjarëve”, njofton policia, transmeton Klankosova.tv.