Vdes basketbollisti Dikembe Mutombo NULL NULL 30.09.2024 17:23 30.09.2024 17:23 Basketbollisti Dikembe Mutombo ka vdekur në moshën 58-vjeçare. Tetë herë All-Stari i NBA-së humbi sot betejën me kancerin e trurit. Komisioneri i ligës më të fortë në botë, Adam Silver, e ka përkujtuar jetën dhe karrierën e Mutombos që ishte futur në Hollin e Famës së NBA-së. “Dikembe Mutombo ishte thjesht më i madh se vetë jeta. Në parket, ai ishte njëri prej bllokuesve më dhe mbrojtësve më të mirë në historinë e NBA-së”, ka thënë Silveri. “Jashtë parketit, ai e derdhte zemrën dhe shpirtin për t’u ndihmuar të tjerëve”.