Vdes babai pas konfliktit mes familjarëve në Shtime, paraburgoset djali NULL NULL 10.06.2024 10:06 10.06.2024 10:06 Fotografi ilustruese Një konflikt mes anëtarëve të një familje në Shtime kishte ndodhur para disa javësh. Si pasojë djali dhe babai janë rrahur mes vete, ku ky i fundit ishte dërguar për trajtim në QKUK, por nuk ka arritur që t’i mbijetojë lëndimeve. Ai vdiq të shtunën dhe trupi i pajetë tij u dërgua për obduksion në IML. I dyshuari (djali) u arrestua dhe u dërgua në ndalim për 48 orë, derisa ndaj tij u caktua edhe masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Vjosa Baftiu, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore e Ferizajt. “Gjykata Themelore e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit lidhur me rastin”, tha Baftiu. Rrihen mes vete tre familjarë në Shtime, bëhen për spital