Vdes “babai i Tiramisus” NULL NULL 02.11.2021 10:25 02.11.2021 10:25 Ado Campeol, ka vdekur dje në moshën 93-vjeçare. Campeol konsiderohet si “babai i Tiramisu”. Ai ishte pronari i Le Beccherie, një restorant në Trevizo, ku shërbehej ëmbëlsira e famshme, e shpikur nga gruaja e tij. Tiramisu u fut në menu në vitin 1972, por asnjëherë nuk u patentua nga familja. Që nga ajo kohë, ëmbëlsira është bërë e famshme në të gjithë botën. Gjithmonë ka pasur debate mbi origjinën e tiramisusë, por gjerësisht është pranuar se receta fillestare është krijuar nga restorantin e Ado Campeol, shkruan mediat italiane përcjell Klankosova.tv. Luca Zaia, guvernatori i rajonit të Venetos, shkroi në Twitter: “Qyteti ynë humbi një tjetër yll në historinë e tij të ushqimit dhe verës”.