De la Fuentes e quan gjeni Yamalin NULL NULL 26.06.2026 16:49 26.06.2026 16:49 Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuentes, e ka quajtur gjeni Lamine Yamalin. De la Fuentesi e lavdëroi të riun për pjekurinë dhe maturinë që e karakterizon pavarësisht moshës së tij të njomë. Madje, për të, mentori i tij te Furia e Kuqe tha se është i destinuar të jetë gjeni. “Ai është 18 vjeç, dhe ka një shkallë maturie dhe pjekjeje. Ai ka talent unik dhe është njëri prej syresh i destinuar për të qenë gjeni futbolli”, ka thënë Luis de la Fuentes.