Vdes “babai i Kevinit” në filmin “Home Alone”, John Heard NULL NULL 22.07.2017 17:28 22.07.2017 17:28 John Heard, i njohur më së shumti për rolin e tij si Peter McCallister, babai i Kevin-it në filmin Home Alone, ka vdekur në moshën 72-vjeçare. Aktori u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit në Palo Alto, Kaliforni, të premten, raporton TMZ, transmeton Klan Kosova. Autoritetet u thirrën për një emergjencë mjekësore nga një shërbëtore, por ai u shpall i vdekur në vend-ngjarje. Shkaku i vdekjes ende nuk dihet, por thuhet se kishte disa operacione më parë gjatë javës, dhe po shërohej në hotel, prandaj është e mundur që vdekja e tij të lidhet me këtë.