Vdes aktorja Mary Tyler Moore NULL NULL 25.01.2017 20:57 25.01.2017 20:57 Aktorja amerikane, fituese e çmimit Emmy, Mary Tyler Moore ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare. Këtë lajm të hidhur e ka bërë të ditur publicisti i saj, transmeton Klan Kosova. Moore ishte e njohur për rolet e saj televizive në show-un, Mary Tyler Moore dhe atë, The Dick Van Dyke. Aktorja ishte nominuar edhe për çmimin Oscar si aktorja më e mirë në vitin 1980.