Vdes aktorja e “Sound of Music” NULL NULL 26.12.2017 09:49 26.12.2017 09:49 Aktorja Heather Menzies-Urich, e njohur për portretizimin e Louisa von Trapp në filmin e vitit 1965 “Sound of Music”, vdiq natën e së dielës në Frankford, Ontario. Ajo ishte 68 vjeç. Menzies-Urich, e veja e aktorit Robert Urich, ishte diagnostikuar kohët e fundit me kancer, sipas djalit të saj Ryan Urich. Urich tha se nëna e tij vdiq në prag të Krishtlindjes, të rrethuar nga fëmijët e saj dhe anëtarët e familjes, transmeton Klan Kosova.