Vdes aktorja e njohur franceze NULL NULL 28.01.2017 16:58 28.01.2017 16:58 Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare, aktorja e njohur Emmanuelle Riva. Aktroja franceze ishte e nominuar për “Oscar” për punën e saj në filmin “Amour” në vitin 2013, por filmi fitoi çmimin për “Filmin më të mirë në gjuhë të huaj”. Emmanuelle vdiq në natën e premte në Paris, pas një beteje të gjatë me kancerin, transmeton Klan Kosova. Riva nuk u martua e as nuk kishte fëmijë, por ajo la pas një trashëgimi të mahnitshme të filmave gjatë gjithë karrierës së saj.